Temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për sot

schedule07:09 - 14 Tetor, 2023

schedule 07:09 - 14 Tetor, 2023

Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes Lindore por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Prej disa ditësh pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshëm të cilat do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës. Parashikohet që pjesa e parë e ditës të ketë intervale të gjata me kthjellime në vend. Ndërsa pasditja do të sjelli kalime të lehta të vranësirave të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Veriore. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C. Era do te fryjë e kryesisht e lehtë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të vijoj me kthjellim dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së shtunë, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites; në zonat veriore dhe verilindore. Ndërsa pas – mesdite parashikohet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të republikës së MV ku më të dendura do të jenë zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 29°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Europa

Vendet nordike dhe lindja e kontinentit do të mbeten me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm Ku më problematike situata paraqitet në Norvegji, dhe Finlandë, të cilat do të kenë dhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe shumë zona përreth tyre paraqitet nën ndikimin e stuhive tropikale ku rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e erës do të jenë prezente. Për sa i përket, pjesës tjetër të Europës mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta./abcnews.al