Telushi shpjegon situatën se me kë u nervozua

schedule20:17 - 31 Tetor, 2021

schedule 20:17 - 31 Tetor, 2021

Bruno Telushi , mesfushori i Egnatia ka folur për SuperSport ku ka shpjeguar se me kë u nervozua dhe gjithashtu dhe për objektivat e ekipit të tij.

 

Mezani zgjodhi Zeqirin si lojtarin më të mirë vlonjat të viteve të fundit. E prisnit?
Sigurisht që e prisja. Ai preferon Zeqirin dhe e respektoj mendimin e tij.

Deri ku mund të shkojë Egnatia?
Ne kemi si objektiv vetëm të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe sot erdhëm të bëjmë lojën tonë ndaj Partizanit. Morëm një pikë, por ndoshta mund të bënim edhe më mirë. Megjithatë jemi të kënaqur.

Me cilin u nervozuat aq shumë në fund?
Me një tifoz aty, por nuk dua të merrem me këtë rast.

Si ju duket kampionati shqiptar tani që jeni rikthyer?
Të them të drejtën, nuk është se ka ndryshuar shumë kampionati. Skuadrat janë të gjitha aty-aty dhe ka pak diferenca, çka e bën edhe më interesant./abcnews.al