Telushi prezantohet te Neftchi Baku, do mbajë numrin e vjetër mbi shpinë

schedule20:44 - 15 Tetor, 2020

schedule 20:44 - 15 Tetor, 2020

Bruno Telushi është prezantuar pak çaste më parë si lojtari më i ri i Neftchi Baku. Mesfushori shqiptar do të vazhdojë karrierën e tij te klubi azer dhe mbi shpinë, do të mbajë numrin 17, një numër që e ka mbajtur prej shumë vitesh mbi shpinë. Kontrata e Telushit me ekipin e Neftchi është 1-vjeçare.

“Një tjetër transferim nga Neftchi! 29-vjeçari Bruno Telushi do të veshë fanellën me numrin 17 deri në fund të sezonit. Bruno Telushi ka luajtur për Virtus Entella (2007-2011), Flamurtarin (2011-2017), Partizanin (2018-2020) dhe Kukësin (2020), si dhe Slaven Belupo (2017).

Ai ka fituar Kupën e Shqipërisë (2014), Kampionatin (2019) dhe Super Kupën (2020). Telushi mbrojti edhe ngjyrat e ekipeve shqiptare U-17 (2006-2007) dhe U-21 (2011-2012)”, shkruhej në prezantimin e klubit./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CGX5gq6nd5R/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!