Telushi mbetet “i kuq”, mesfushori vlonjat rinovon me “demat” e Partizanit

schedule17:36 - 18 Qershor, 2023

schedule 17:36 - 18 Qershor, 2023

Pasi kaloi një sezon fantastik, në rikthimin e tij te “demat e kuq” të Partizanit, duke arritur të fitojnë dhe titullin kampion të Abissnet Superiore, pas një “beteje” të zjarrtë me “bardheblutë” e Tiranës, kapiteni Bruno Telushi ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin.

Mesfushori vlonjat ka firmos sot marrëveshjen e re, duke rinovuar kështu për një vit me opsion rionovimi për një opsion tjetër, të paktën kështu bëri me dije klubi, me anë të një postimi në profilin zyrtar të klubit në “Facebook”.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon vazhdimin e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Kapiteni ynë ka nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2024, me opsion rinovimi nga ana e klubit dhe për një tjetër vit. Partizani rikonfirmon të ardhmen e Bruno Telushit pjesë e familjes së kuqe, me të cilën është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë”,- shkruhet në postimin e klubit. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i klubit: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!