Bruno Telushi dhe Partizani nuk kanë një marrëveshje për rinovimin e kontratës, që u përfundon më 30 qershor. Mesfushori, i cili këtë sezon ka arritur të shënojë pesë gola, ka oferta edhe nga jashtë Shqipërisë.
“Sportmedia.mk” raporton se Shkëndija e Tetovës e ka në listën e objektivave të veta. Jo vetëm kaq, por thuhet se janë bërë kontaktet e para dhe në vazhdim mbetet gjendja e një marrëveshjeve për bashkëpunimin mes palëve sezonin e ardhshëm.
Telushi është pjesë e Partizanit që prej janarit të vitit 2017, kur pas një eksperiencë në Kroaci me Slaven Belupo, u rikthye në Shqipëri dhe veshi fanellën e të kuqve. Më parë ai kishte luajtur edhe me Flamurtarin, ku kishte mbajtur edhe shiritin e kapitenit. /abcnews.al