Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në një lidhje “skype” në edicionin “Tirana Live” foli në lidhje me vendimin e qeverisë Kurti për të mbyllur televizionin “Klan Kosova” me pretekstin se ai kishte adresën në Serbi.
Sipas Minxhozit ky është një veprim i gabuar i Kurtit, pasi mediat nuk mund të mbyllen, mund të merren masa ndëshkuese ndaj saj ose stafeve të tyre.
Ai shton se ky është veprim që tregon se qeverisja po rrëshket drejt autoritarizmit.
“Të gjithë qeverisjet që rrëshqasin drejt autoritarizmit e kanë si tipar të përbashkët qëndrimin represiv ndaj medias.
Të mbyllësh një media se ka adresë në një shtet nga ku ty si vend të vijnë nuk e di se sa miliona euro, ndërkohë që raftet e dyqaneve në Prishtinë janë të mbushur me mallra serbe.
Këto dy vende përtej kontraditave kanë ditur të funksionojnë sa i përket tregtisë.
Të mbyllësh një media në këtë lloj preteksti është e rëndë. Mediat nuk mbyllen, ata mund të gjobiten, ose mund të ndërmarrin masa ndaj stafeve të tyre, nëse ata përhapin ide false, ose bien në kundërshtim me ligjin vendas.
Unë kujtoj në këtë kohë, rastin e “FOX News” në SHBA, ku aty për shkak të falciteteve të mbrojtura nga kjo media mori një gjobë të majme, por askujt nuk i shkon ndërmend ta mbyllë si media.
Kur me ftuat të flas për këtë ngjarje, me kujtohet një ngjarje e rëndë, kur Berisha në vitet 90 erdhi dhe dogji median më të madhe në vend.
Mua më duket e papranueshme që sot të mbyllen media, për disa detaje, që duket sikur luajnë me sensin patriotik, por në fakt kanë brenda hilenë e vjetër të shtetit që i kundërvihet mediave kritike” tha Minxhozi.r.t/abcnews.al