“Telenovela” Milan-Leao drejt fundit të lumtur, portugezi ka rënë dakord për rinovimin e kontratës

schedule12:15 - 26 Prill, 2023

schedule 12:15 - 26 Prill, 2023

Telenovela e Rafael Leaos duke se po shkon drejt një fundi të lumtur. Javët e fundit kanë vazhduar bisedimet mes shoqëruesve të portugezit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Drejtuesit e kuqezinjve po bëjnë gjithçka që është e mundur për të kënaqur Leao dhe e kanë rritur ofertën deri në 6.5 milionë euro në vit plus bonuese, duke ulur efektivisht hendekun midis ofertës dhe kërkesës në gjysmë milioni. Kësaj i duhet shtuar edhe gatishmëria e Milanit për të kompensuar lojtarin për 2 milionët e paguara deri më tani për Sportingun, thelbi i vërtetë i negociatave.

Çështja është gjithmonë e njëjtë. Janë 22 milionët që Leao i detyrohet klubit portugez dhe që po i paguan aktualisht me mbajtjen e një të pestës së pagës, por ekziston edhe mundësia që në fund të jetë Lille klubi i përfshirë në kauzë, të marrë përsipër të gjithë borxhin për të mos humbur përqinjen e rishitjes së Leao, marrëveshja që kanë pasur dy klubet në fillim.

Optimizimi po rritet për rinovimin e Leao me Milanin, pasi pas disa muajsh negociatat po vazhdojnë dhe bisedimet janë të vazhdueshme dhe të gjithë janë në një drejtim të vetëm, pra me synimin e përbashkët për të arritur rinovimin deri në vitin 2027 të kontratës aktuale që skadon për një vit.

Në një farë mënyre, me sa duket, është çështje kohe dhe nuk përjashtohet që tymi i bardhë të mbërrijë para gjysmëfinales së Champions League kundër Interit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!