Ka zhvillime të reja rreth situatës së sulmuesit të Interit, Sadio Mane. Ka disa kohë që flitet për një kalim të lojtarit tek Barcelona, por ende nuk ka asgjë konkrete. Madje ka qenë dhe drejtori sportiv i zikaltrëve, Beppe Marotta, i cili ka mohuar zërat se Lautaro ka kërkuar largimin.
”Martinez është në radarin e disa klubeve, këtë tashmë e dinë të gjithë. Ai ka shumë kualitete dhe janë disa ekipe që kërkojnë të negociojnë me ne për kartonin e sulmuesit. Klubi jonë nuk e ka në parimet e veta shitjen e lojtarëve më të mirë”, deklaron Marotta për “Sky Sport Italia”.
”Nëse një lojtar nuk e shpreh dëshirën e tij për tu larguar, ne nuk kemi pse ta vendosim në merkato. Lautaro kërkohet nga disa klube, por ai kurrë nuk e ka shprehur dëshirën për tu larguar. Unë jam shumë optimist se ai do të luajë për ne në sezonin e ardhshëm”, mbyll ish-juventini. /abcnews.al