Telenovela e rinovimit me Napolin, Elseid Hysaj vë pikat mbi “i”

schedule13:01 - 4 Shkurt, 2021

schedule 13:01 - 4 Shkurt, 2021

Elseid Hysaj dhe Napoli në verë me shumë mundësi do të ndajnë rrugët. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është nën kontratë deri më 30 qershor dhe bisedimet për rinovimin e marrëveshjes nuk janë konkretizuar ende.

Shkodrani, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Atalantës, foli për Rai Sport dhe ishte i qartë: “Unë duhet të respektoj kontratën deri në fund të sezonit dhe pastaj të mendoj për të ardhmen.

Shpresoj që ta përfundojmë kampionatin në mënyrën më të mirë. Unë jam shumë i përqendruar tek Napoli. Jam pjesë e këtij prej shumë vitesh dhe nuk mendoj për asgjë tjetër”. Hysaj kaloi te Napoli nga Empoli, për shumën e 6 milion eurove, verën e vitit 2015 dhe prej atëherë numëron më shumë se 150 ndeshje në Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!