“Telenovela” Calafiori/ “Ylli” italian i thotë “PO” Juventus, Bologna pret ofertat nga Premier League

schedule21:16 - 2 Korrik, 2024

schedule 21:16 - 2 Korrik, 2024

Po rezulton të jetë një nga më të kërkuarit e kësaj merkatoje vere, me “shtatlartin” italian të prapavijës së Bologna, Riccardo Calafiori, i cili ishte një ndër “yjet” e zbuluara në Euro 2024, por jo vetëm pasi performancat e tij madhështore vijnë që nga Serie A, aty ku shkëlqeu me “Emiljanët” e Bologna, duke i ndihmuar këta të fundit që sigurojnë një vend në UEFA Champions League, për sezonin e ardhshëm.

Deri më tani një sërë “gjigantësh” të futbollit italian janë vënë pas tij, me Arsenal, Chelsea e Real Madrid, që kërkojnë me ngulm shërbimet e 22-vjeçarit, mirëpo sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, talenti i prapavijës i ka dhënë “dritën jeshile”, një transferimi te Juventus, mirëpo duket se klubi i Bologna ka diçka tjetër në mendje.

“Kuqeblutë” nuk kanë ndërmend ta shesin “yllin” e tyre, në Itali, por jashtë Serie A, teksa është në pritej të një prej “të mëdhenjve” të Evropës, për të përfituar një shumë më të madhe monetare, se çdo të merrte nga Juventus, kjo sepse bordi i Bologna nuk do ta mbajë të gjithë “thesin” për vete, pasi 50% të shumës së shitjes së Calafiori do të kalojë në arkat e zviceranëve, të Basel, ekip nga “Emiljanët” siguruan shërbimet e “diamantit” italian. /i.m /abcnews.al

Postimi i Fabrizio Romano:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!