“Telefoni pengon fëmijët të flasin”, në Elbasan çdo muaj paraqiten rreth 80 vogëlushë te logopedi

schedule12:36 - 31 Gusht, 2023

schedule 12:36 - 31 Gusht, 2023

Mjekët logopedë ngrejnë shqetësimin e numrit në rritje të fëmijëve që shfaqin probleme me të folurën.

Në shërbimin e logopedisë në pediatrinë e Elbasanit thuajse çdo muaj paraqiten 80 fëmijë të cilët kanë vështirësi në komunikim.

Përdorimi i telefonave që në moshë të vogël është një ndër arsyet kryesore përse fëmijët flasin vonë.

Mjeku Logoped Serxho Pecaku këshillon prindërit që të angazhohen më tepër më fëmijët e tyre, t`i mbajnë larg telefonit e televizorit si dhe t`i përfshijnë në lojra.

Përveç të vegjëlve, të shumtë janë edhe të rriturit të cilët kanë probleme në të folur të cilët kërkojnë ndihëm e mjekëve lopgopedë të Spitalin të Elbasanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!