Telefonatat mashtruese me ministrat, qeveria britanike mesazh të ashpër Kremlinit

schedule13:29 - 21 Mars, 2022

schedule 13:29 - 21 Mars, 2022

Qeveria britanike ka fajësuar Kremlinin për telefonatat e rreme me ministrat. Javën e kaluar Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace dhe Sekretari i Brendshëm Priti Patel thanë se ishin shënjestruar nga telefonatat e mashtruesve, ndërsa qeveria britanike zbuloi se ishte bërë një përpjekje e pasuksesshme gjithashtu për të kontaktuar Sekretaren e Kulturës Nadine Dorries.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit u shpreh se: “Shteti rus ishte përgjegjës për thirrjet telefonike të rreme të bëra me ministrat e Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar.

“Kjo është praktikë standarde për operacionet ruse të informacionit dhe dezinformimi është një taktikë direkt nga libri i lojës së Kremlinit për t’u përpjekur të shpërqendrohet nga aktivitetet e tyre të paligjshme në Ukrainë dhe abuzimet e të drejtave të njeriut që po kryhen atje.”

Ëallace ka thënë më herët se besonte se Rusia qëndronte pas këtij veprimi, por kjo është hera e parë që qeveria fajëson drejtpërdrejt Kremlinin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!