Katër persona të tjerë janë shpallur zyrtarisht në kërkim nga Policia e Shtetit, cilët dyshohen se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në Rinas. Në krye të listës qëndrojnë dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, ndërsa dyshohet se dy shtetas nga Kosova kanë qenë pjesmarrës në grabitjen e parave brenda pistës së aeroportit.
Përveç pesë personave të arrestuar si të dyshuar për supergrabitjen e Rinasit, policia ka shpallur në kërkim edhe katër shtetas të tjerë.
Klement Çala vijon të jetë në kërkim në krye të listës, ndërsa grupi hetimor dyshon se, 31-vjeçari ka qenë bashkë me Admir Murataj brenda pistës së aeroportit të Rinasit, duke arritur të grabisin edhe disa miliona euro. Kjo gjë është zbuluar edhe nga përgjimi i një telefonate ndërmjet familjarëve të Klementit, pasi ata shprehnin shqetësim se, ai mund kishte humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Por që nuk rezultoi e vërtetë, pasi nga analizat e ADN, viktimë rezultoi, Admir Murtaj.
Nga verifikimet, listës së personave të shpallur në kërkim iu është shtuar edhe vëllai i madh i Klementit, Eldi Çala. Në servisin e 35-vjeçarit nga Elbasani u modifikua edhe furgoni “Chevrlet”, i cili u përdor në grabitjen e 9 prillit në Rinas.
Emrat e vëllezërve Çala dolën edhe nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Alkond Bendasin, të cilit iu gjetën gjurmë gishtërinjsh brenda furgonit të loguar me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se rol të rëndësishëm për të realizuar planin e denjë për filmat hollivudianë kanë pasur edhe dy ish-efektivë të policisë, të cilët janë shpallur në kërkim.
Listës së personave që dyshohen se kanë marrë pjesë në grabitje, ose të që mund të jetë përfshirë në atë ngjarje janë edhe dy shtetas me origjinë nga Kosova. Këtë e pohoi gjatë fazës marrjes në pyetje, Alkond Bengasi. Ai shtoi se pesudonimet e tyre, ishin “Daja” dhe “Tani”, të cilët ishin nën shoqërinë e të ndjerit, Admir Murataj. Policia e Shtetit kërkon ndihmën e homologëve të tyre kosovarë për të rënë në gjurmët e dy të dyshuarve në grabitjen të Rinasit. Gjithashtu, janë verifikuar lista e personave që kanë hyrë në mënyrë të rregullt nga pika e Kalimit Kufitar në Morinë në periudhën që Alkon Bengasi pretendon se u zhvillua takimi tek Shkëmbi i Kavajës.
Grupi hetimor dyshon se, në total, numri i personave që kanë pasur rol parësorë apo edhe dytësor në supergrabitjen e Rinasit është 17-të, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të kenë shkuar paratë e marra nga keqbërësit./abcnews.al