Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe homologu i tij britanik David Cameron diskutuan sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe luftërat në Gaza dhe Ukrainë gjatë një bisede telefonike të martën, tha Departamenti i Shtetit i SHBA.
Ata diskutuan “nevojën për të përmirësuar mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare për civilët në Gaza” dhe “rëndësinë e veprimit të shumëanshëm kolektiv për të adresuar kërcënimet ndaj interesave globale të paraqitura nga sulmet Houthi të mbështetur nga Irani për transportin tregtar në Detin e Kuq”, zbuloi në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller./abcnews.al