Telefonata e parë Biden-Xi Jiping: Duhet respekt reciprok

schedule12:56 - 11 Shkurt, 2021

schedule 12:56 - 11 Shkurt, 2021

Përplasja mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ishte një tragjedi për të dy vendet. Presidenti kinez Xi Jinping në telefonatën e parë me homologun amerikan Joe Bideb që nga mbërritja në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh se të dy vendet duhet të respektojnë njëri tjetrin. Xi kërkoi rivendosjen e një dialogu me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të mund të menaxhojnë dosjet e hapura dhe të parandalojnë keqkuptimet dhe gabimet në vlerësim.

Çështjet që lidhen me Tajvanin, Hong Kongun dhe myslimanët ujgurë kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës. Kështu u shpreh presidenti kinez i cili shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të respektojnë interesat thelbësorë të Kinës dhe të kenë kujdes në qasjen me këto cështje

Biden dhe Xi biseduan pak për pasi presidenti amerikan paralajmëroi krijimin e një grupi punë të Pentagonit për të rishikuar strategjinë e sigurisë kombëtare të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës për Kinën. Por dhe lajmëroi sanksione të reja kundër regjimit ushtarak të Mianmar, i cili ka marrë kontrollin e vendit pas një grushti shteti.

Biden pohoi se një Indo – Paqësor i lirë dhe i hapur është një prioritet dhe që përplasja do të ishte shkatërruese për të dy vendet. Telefonata është e para herë që presidenti kinez flet me homologun amerikan që pas bisedës së fundit me Trump në muajin mars të një viti më parë. Që atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan me Trump që fajësonte Kinën për pandeminë e covid 19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!