Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së hënës në lagjen “Xhenjo” të Njësisë Administrative Shëngjin në Lezhë. Në sallën e policisë është bërë një telefonatë anonime që ka vënë në lëvizje blutë e komisariatit për të krehur zonën.
Më tej, katër furgonë policie rrethuan zonën, por burime bëjnë të ditur se ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit që ka qëlluar. Ndërsa, denoncuesi ka fikur telefonin. /abcnews.al/