Telashet prej golfit, Gareth Bale: Absurde, luan edhe Stephen Curry!

schedule09:59 - 26 Maj, 2020

schedule 09:59 - 26 Maj, 2020

Gareth Bale ka një pasion tjetër veç futbollit. Uellsianit i pëlqen të luajë shpesh golf dhe diçka të tillë nuk e fsheh. Gjithsesi në Spanjë është kritikuar shpesh, madje deri në atë pikë që golfi është primar për të. Shkak u bë edhe një deklaratë e sulmuesit anësor, i cili me shaka u shpreh se golfi vinte para Realit tëMadridit.

Bale, së fundmi ka folur për këtë ccështje në podcastin e Erik Anders Lang: “Shumë njerëz kanë probleme me mua për faktin që luaj golf. Nuk e di pse ndodh kjo. Kam folur shumë herë për këtë dhe veçanërisht në media ka një perceptim se duhet të jem duke pushuar, pasi mund të dëmtohem”.

Më tej, sulmuesi i Realit shton: “Unë shoh shumë njerëz në Amerikë, ku luajnë golf pa asnjë problem, pavarësisht se çfarë sporti ushtrojnë si profesionistë. Për shembull, Stephen Curry, mëngjesin e ditës së ndeshjes së lojës. Këtu, nëse unë luaj dy ditë para ndeshjes është si “Ccfarë dreqin po bën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!