“Tekste falas për klasat e para, të dyta dhe të treta”, Gjini: Janë mbyllur disa shkolla vartëse, vazhdojnë nismat e vitit të kaluar

schedule17:35 - 11 Shtator, 2023

schedule 17:35 - 11 Shtator, 2023

 

Zamira Gjini, drejtore për politikat arsimore ka qenë  e ftuar  në një lidhje “skype” me edicionin “Newsline me Viol Xhafaj” në ABC News.

E pyetur se shkolla këtë viti filloi me datë 11 dhe jo më datë 1, Gjini tha se përcaktimi i strukturës përcaktohet në bazë të programit arsimor që duhet të zhvillojnë nxënësit.

Përcaktimi i strukturës përcaktohet në bazë te programit arsimor që duhet të zhvillojnë nxënësit.

Në bazë të kurrikulës, ne përcaktomë se sa jave shkollë duhen. Fillimi është i njëjtë, por përfundimi jo.

Vit i ri fillon pas ndryshimeve që ne si Ministri e Arsimit kemi vendosur për nxënësit dhe mësuesit.

Janë regjistruar fëmijë 6-vjeçar, jo vetëm ata që mbushin moshën brenda muajit shtator, për edhe që e mbushin moshën deri në dhjetor të këtij viti” tha ajo.

Gjini shtoi se këtë vit libra njëpërdorimësh do  të përfitojnë nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të tretë, ndërsa nxënës të kategorive të ndryshme përfitojnë deri në klasën e 9, apo gjimnaz.

Ne këtë vit kemi siguruar teksa njëpërdorimshme falas, për klasën e parë, të dytë dhe të tretë.

Nismat që kemi nisur vitin e kaluar vazhdojnë edhe këtë, madje me shtimin e disa klubeve.

Ne çdo vit investojmë dhe këtë vit kemi investuar në kabinetet e reja të teknologjisë dhe informacionit, por edhe në laboratorë të lëndëve shkencore” shtoi Gjini.

Në lidhje me shkollat e mbyllura këtë vit të ri shkollor, Gjini tha se nuk ka shkolla qëndrore të mbyllura, ka disa klasa në shkolla vartëse.

Shkolla të mbyllura nuk mund të themi se kemi. Ne kemi shkolla qendër dhe shkolla vartëse. Në këtë rast mund të themi që mbyllen klasa në shkolla vartëse dhe jo në shkolla qendër.

Raste të tilla kemi disa, në disa qarqe në zona rurale ku ka pasur një numër shumë të vogël mësuesish”, theksoi ajo.

Këtë vit në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë” të gjitha shkollat janë plotësuar me mësues përkatës  që kanë pasur nevojë.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!