Teknologjia e re për verifikimin e peshës së automjeteve të tonazhit të rëndë në rrugë

schedule18:19 - 3 Shtator, 2019

schedule 18:19 - 3 Shtator, 2019

Teknologjia do ndihmojë në verifikimin e automjeteve të tonazhit të rëndë që lëvizin në rrugët e vendit. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar projektin që u vjen në ndihmë inspektorëve të Task Forcës rrugore për të matur në kohë reale peshën e automjeteve.

Qeveria do të vijojë me aksionin e saj kundër informalitetit. Këtë herë në ndihmë të qeverisë do të jetë teknologjia, ku grupet e inspektorëve të Task Forcës Rrugore njësoj si efektivët e Policisë së Shtetit do të jenë të pajisur me kamera trupi.

Me mbështetje të Komisionit Europian, Ministria e Infrastrukturës ka marrë edhe një pajisje që do të peshojë në kohë reale në rrugë mjetet e tonazhit të rëndë. Ministrja Balluku u shpreh e bindur se me pajisjet e reja teknologjike do të dokumentohet çdo shkelje dhe do të minimizohet çdo mundësi abuzimi nga inspektorët./ABC News Albania 24/7