Tek ky pallat u shuan piktorja dhe vajza e mitur: Vijojnë kërkimet në ndërtesat gjashtë katëshe në Durrës

schedule02:17 - 27 Nëntor, 2019

schedule 02:17 - 27 Nëntor, 2019

Durrësi është qyteti me dëmet më të mëdha nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit. Dhe një ditë më pas qyteti bregdetar është zgjuar me ekipet e shpëtimit duke kërkuar nën rrëmoja për trupat e të mbijetuarve dhe viktimave, ndërsa banorët e kanë kaluar natën jashtë në çadra dhe janë ngrohur duke ndezur zjarr jashtë.

Nga momenti në moment pritet të nxirren nënë e bir nga gërmadhat në lagjen 18 në Durrës.

Duhej krijuar një strukturë e veçantë për nxjerrjen e trupave dhe për këtë arsye janë shtuar edhe forcat speciale. Është lokalizuar një person i tretë dhe bëhet fjalë për mamanë e piktorës e cila ndërroi jetë, raporton gazetarja Ajgena Korbi.

Forcat Rumune të ndodhur në vendndgjarje vazhdojnë hap pas hapi operacionin e kërkim-shpëtimit edhe pse duket se është shumë e vështirë, në këto 72 orë ka ende shpresë për jetë. Të gjitha mbetjet kalohen dorë më dorë për shkak se situata duket tragjike dhe ekziston frika e përkeqësimit të bilancit.

Zona e rrethuar nga policia ka caktuar një perimetër më të gjërë për shkak se mund të rrezikohen të tjerë nga ndonjë shembje e papritur.

Në këtë pallat u gjetën pa jetë piktorja Diena Karanxha dhe vajza e saj. Disa vite më parë ajo kishte humbur edhe  bashkëshortin pas një ataku kardiak.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!