Tek Kryqi, aty ku humbën jetën në aksidentin tragjik tre të rinjtë

schedule13:17 - 2 Maj, 2018

schedule 13:17 - 2 Maj, 2018

Një ditë më parë në Adriatik të Kurbinit, tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik. Por cili është ky vend, ku dhe më parë kanë humbur jetë njerëzish. Banorët thonë se të rinjtë ishin me shpejtësi, por edhe rruga bashkë me urën kanë probleme.

Jo larg vendit të aksidentit tragjik me tre të rinj të vdekur, ndodhet Kryqi. Kështu njihet edhe zona në këtë territor të Adriatikut të Kurbinit. Tre jetë të tjera janë shuar në aksidente të mëparshme.

Ekspertiza për shkakun e ngjarjes nuk ka dalë. Por besohet se tre të rinjtë Simon Kaza, Juli Margjini dhe Bert Marku udhëtonin me shpejtësi.

Në timon ishte 22-vjeçari Margjini. Ata sapo kishin dalë nga një lokal në Adriatik dhe kishin konsumuar alkool.

Ahmet Zani: “Automjeti ka ardhur pikërisht nga ky krah, nga fshati Adriatik i Kurbinit për të shkuar në autostradë. Te kjo kthesa, drejtuesi i automjetit e ka patur të vështirë të kontrollonte rrugën dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, ku mbetën tre viktima në këtë aksident të rëndë .”

Pyetje: “Makina ka qenë me shpejtësi”?

Banori: “Me shpejtësi të madhe shumë”.

Për banorët, kjo rrugë është nga më problematiket. Edhe më parë kanë ndodhur ngjarje. Kthesa në këtë pikë të rrugës, sipas tyre, është e panevojshme. Ura është e ngushtë,  mungojnë bordurat anësore dhe sinjalistika.

“Edhe jetë të tjera do ikin këtu, siç kanë ik të gjashtë. Tre përpara dhe tre dje, u shpreh një banor tjetër.

Ndërkohë në Laç, në dy familjet Marku dhe Kaza, njerëz me të zeza hyjnë e dalin. Për Margjonin, ceremonia e varrimit është bërë në Tiranë. Të rinjtë kaluan orë sëbashku paraditen e së martës, por në kthim ata humbën jetën tragjikisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!