“Tek Interi kalova vitet më të bukura, dua të bëhem si Jose Mourinho”

schedule12:58 - 29 Qershor, 2020

schedule 12:58 - 29 Qershor, 2020

Wesley Sneijder ishte truri i Interit të Jose Mourinhos. Ish-fantazisti holandez, fitoi Tripletën e famshme me ekipi italian në vitin 2010, sezon në të cilin ishte i papërmbajtshëm.

Tek Interi kam përjetuar periudhën time më të mirë si futbollist“, deklaron 36-vjeçari për AD.nl. Gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube si Ajax, Real Madrid, Inter, Galatasaray, Nice dhe Al-Gharafa, teksa ka zhvilluar 134 ndeshje me kombëtaren, gjatë së cilave ka shënuar 30 gola.

Dëshira e tij e madhe është të punojë si trajner. Modelet janë dy dhe Sneijder, i cili ka fituar 19 trofe si futbollist, shpreson të arrijë suksese edhe si trajner. “Dua të punoj si trajner, shpresoj të bëhem një miks midis Van Gaal dhe Mourinhos“, thekson holandezi i njohur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!