Tejkaloi shpejtësinë, Policia bën shembull shoferin problematik

schedule09:40 - 20 Mars, 2023

schedule 09:40 - 20 Mars, 2023

KOSOVË- Drejtuesit e automjeteve rrugën shpeshherë e shohin si pistë shpejtësie duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por dhe të përdoruesve tjerë. Policia e Kosovës gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë ka konstatuar automjete, të cilat lëviznin tej normave të lejuara, ndërsa menjëherë ka aplikuar masa ndëshkuese për ta.

Drejtuesi i automjetit po lëvizte me 110 km/h, edhe pse tabela rrugore këshillonte që lëvizja të bëhej jo më shumë se 40 km/h. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë të hequra dhe masa mbrojtëse;ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një vit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!