India ka tejkaluar Rusinë duke u bërë kështu vendi i tretë në botë sa i përket numrit të rasteve me koronavirus. Vendi tashmë numëron 704,607 të infektuar dhe 19,782 viktima si pasojë e Covid-19.
Ndërsa Rusia, aktualisht vendi i katërt më i prekur në botë nga pandemia, numëron 687,862 të infektuar dhe 10,296 viktima.
Ministria e Shëndetësisë në Indi njoftoi se në 24 orët e fundit vendi kishte regjistruar 24,000 raste. Ndërsa bilanci i viktimave mbetet më i ulët se në shumë vende të tjera që janë goditur rëndë nga pandemia.
Ndërsa, SHBA-të vijojnë që të jenë vendi më i prekur nga Covid-19, i pasuar nga Brazili.
Sa i përket Indisë, zyrtarët njoftuan se ata kishin pezulluar vendimin për të rihapur Taj Mahalin, atraksionin më të famshëm turistik në vend, pasi u regjistrua një numër i lartë të infektuarish të hënën. /abcnews.al/

