Teherani thërret ambasadorin britanik: Akuzat për furnizimin e Rusisë me dronë janë të pabaza

schedule15:14 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 15:14 - 10 Dhjetor, 2022

Ministria e Jashtme e Iranit thirri sot ambasadorin britanik në Teheran Simon Shercliff, pas deklaratës së këtij të fundit se Irani po furnizon me dronë Rusinë.

Ai tha se Irani hedh poshtë akuzat e Mbretërisë së Bashkuar për furnizimin e Rusisë me dronë në luftën kundër Ukrainës, duke theksuar  se arsyeja pas zgjatjes së konfliktit është eksporti në Ukrainë i armëve nga Britania dhe aleatët e saj.

“Teherani ka të drejtë të marrë masa reciproke kundër Londrës”, tha ministria e jashme në një deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!