Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: 8 herë më i madh

schedule12:42 - 13 Korrik, 2018

schedule 12:42 - 13 Korrik, 2018

Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Teatri i ri Kombëtar po sulmohet sepse do të jetë një vepër spektakolare. Veliaj komentoi edhe akuzat e opozitës ndaj arkitektit danez Bjarke Ingels.

Teatri i ri Kombetar do të ndërtohet në tokën, ku ndodhet godina e vjetër dhe do të jetë tetë herë me i madh se ai aktual. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e bëri të ditur gjatë inspektimit e punimeve që po kryhen në Rrugën e Kavajës për shtimin e korsive të dedikuara për biçikleta nga ku dha edhe një nga arsyet pse sipas tij teatri po has kaq kundërshti.

“Arsyeja pse teatri po sulmohet kaq shumë është e thjeshtë: e dinë që po iu fut një pune qeveria e bashkia, do ta “qajnë” atë punë, siç me këndin e lojërave te Liqeni, Parkun Olimpik, Bulevardin e Ri, Sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri etj.”

Kryebashkiaku shigjetoi opozitën ndërkohë që komentoi edhe akuzat ndaj arkitektit danez që i është besuar projekti i Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels.

“Në fakt, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e ca kalamajve që drejtojnë sot opozitën, të cilët e dinë që teatri i ri do të jetë një vepër spektakolare, 8 herë më i madh në tokën e vet, e sigurisht, do të marrë çmime. Ata i druhen faktit që për 4 vite nuk bënë asgjë në Tiranë dhe e dinë që gjëja tjetër, ku qeveria e bashkia do vërë dorë, do jetë një mrekulli. Kjo i shqetëson. Jam i ndërgjegjshëm që në Tiranë ka politikanë me rezidencë në Holandë, por ama sillen si ballkanas 500 vite të prapambetur. Kur një ‘politikan holandez’ i thotë një arkiteti danez s’të lë të futesh në Shqipëri, i ngjan një kalamani të llastuar të një lagje tipike tironse, që nuk lë askënd të vijë nga lagjja tjetër e të luajë tek lagjja e tij. Fatkeqësi e opozitës, që ka kalamaj për drejtues, ndërkohë fat për Tiranën që është zgjuar nga gjumi, që ka një qeveri e një bashki në krye të punëve për të ecur përpara”. 

Gjithashtu kryetari i bashkisë u ndal edhe tek rrjeti i ri i biçikletave ndërsa tha se ndërtimi i korsive të dedikuara ka sjellë trefishim të përdoruesve të dy rrotakëve. Bashkia e Tiranës po synon të përfundojë lidhjen e korsisë së biçikletave nga zona e “21 Dhjetorit” me “Vasil Shanton”, “Zogun e Zi” e deri te Pallati me Shigjeta, duke përmbyllur edhe një cikël prej rreth 12 kilometra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!