Teatri i ri Kombëtar/ Edi Rama: Do të jetë trefish më i madh

schedule17:44 - 12 Mars, 2018

schedule 17:44 - 12 Mars, 2018

Pasditen e kësaj të hëne, Kryeministri, Edi Rama, ka prezantuar projektin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Sipas kryeministrit, teatri do të jetë trefishi i këtij që është sot dhe do të përbëhet me një infrastrukurë që sot nuk ekziston.

“Jemi në kushtet, ku nuk kemi thjesht një teatër të ri, por do të jetë trefishi i këtij që do jetë sot dhe do të ketë një sistem të tërë infrastrukture përreth që sot nuk ekziston. Do të ketë hapësirën e yjeve, të shuar dhe të pashuar të historisë së Teatrit Kombëtar”, u shpreh Rama.

Kryeministri sqaroi dhe njëherë kundërshtuesit e projektit të ri të Teatrit Kombëtar, disa prej të cilëve ndodheshin në sallë.

“Godina do shëmbet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet godina e re e Teatrit Kombëtar”, tha ai.

“Teatri është pjesë e një propozimi Partneritet Publik-Privat. Shteti dhe shqiptarët do përfitojnë ndërtimin e teatrit me një buxhet që Shqipëria nuk e bënte dot gati për 15 vjet bashku. Natyrisht sipërmarrësi nuk do vijë të bëjë teatrin dhe të shkojë në falimentim. Në pjesën tjetër do bëjë investim, që do jetë pjesë integrale e zhvillimit të qytetit”, u shpreh më tej Kryeministri, Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!