Teatri i ri, brenda një viti/ Veliaj: Në vetëm ndërtojmë, opozita shkatërron

schedule14:02 - 6 Tetor, 2024

schedule 14:02 - 6 Tetor, 2024

Teatri i Ri Kombëtar do të jetë gati brenda një viti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës  bashkë me një grup arkitektësh të Bjarke Ingels Group”, gjatë një inspektimi për ecurinë e theksuan se brenda vitit 2025 pritet të mbarojë ndërtimi i karabinasë së godinës së re.

“Kjo është një vepër e vërtetë arti! Pra, jo vetëm do të bëhet art brenda mureve, por vetë godina e Teatrit është një vepër arti, që do t’i mbesë qytetit për 100 vitet e ardhshme. Kur ajo kasollja që kishim zgjati për 80 vjet, imagjino kjo që po investohet për brezat e nipave dhe mbesave tanë. Është shumë e rëndësishme të bëjmë diçka me cilësi.

Duke e konsideruar projektin e ri një vepër që do të trashëgohet për brezat e ardhshëm, Veliaj foli edhe për punën e maxhorancës dhe “shkatërrimet” e opozitës.

“Kjo punë kështu është ndarë: disa do djegin dhe do shkatërrojnë, disa do krijojnë dhe do ndërtojnë. Ne jemi te skuadra që krijon dhe ndërton, disa kanë zgjedhur një skuadër tjetër që shkatërron dhe djeg, por demokracia kjo është. Për sa kohë që po e bëjmë teatrin aty ku ishte, por më të bukur, më të madh dhe më të fortë seç ishte, jemi të larë me historinë dhe me besimin që na kanë dhënë qytetarët e këtij qyteti fantastik”.

Sipas projektimit të Bjarke Ingels, Teatri i Ri do të ketë një skenë prej 630 metra katrorë dhe dy salla Black Box prej 200 metra katrorë secila. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike në projekt po ashtu parashikohet edhe një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike depo dekori, sallë teknikësh, edhe facilitetesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!