Teatri Eksperimental çel i pari sezonin artistik këtë fundjavë me shfaqjen”Babagjyshi ekziston”. Ndërkohë që në nga 9 janari deri më 13 janar do të shfaqet komedia “Boeing Boeing” me regji të Kiço Londos. Ndërkohë që drejtuesi i këtij institucioni është ende i paqartë. Pas mbarimit të mandatit të Kiço Londos në garë me të ishte Jonida Beqo, e cila ka marrë OK e ministres Kumbaro e tashmë pret dekretimin nga kryeministri Rama.
Megjithëse ende nuk ka një drejtues zyrtar për Teatrin Kombëtar Eksperimental, pas mbarimit të mandatit 4 vjeçar të Kiço Londos e ku në fund të dhjetorit në garën e hapur nga Ministria e Kulturës ishin Kiço Londo dhe ish-drejtoresha e Qendrës Kulturore të Tiranës dhe Teatrit të Metropolit Jonida Beqo. Para largimit nga posti i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro meësohet se ka dhënë OK për Jonida Beqon në krye të Teatrit Eksperimental, por tashme pritet që Beqo të marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave.
Nga ana tjetër Teatri Eksperimental drejtuar nga Kiço Londo është i pari që çel sezonin artistik këtë fundjavë me shfaqjen për fëmijë “Babagjyshi ekziston”.
Ndërkohë që më 9 janari rinis sezoni edhe për të rriturit në Teatrin Eksperimental, me komedinë “Boeing Boeing” në regji të Kiço Londos.
Kjo komedi edhe pse është ngjitur në skenë një vit me parë duket se zgjon interes tek publiku kryeqytetas.
9, 10, 11, 12 dhe 13 Janar “Boeing Boeing” me Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alessia Xhemalaj, Linda Jarani, Adriana Tolka.
Komedia më e pëlqyer nga publiku plot me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, aventura dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe.
A do të mundet Don Zhuani gënjeshtar ta mbajë në këmbë këtë maskaradë, apo do të ndodhë katastrofa?