Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet krah shkrimtarit të madh Ismail Kadare, bashkëshortes së tij Helena dhe disa figura të njohura të skenës.
Nuk dihet se cila është arsyeja që janë takuar, por vihen re disa gota, që lënë të kuptohet se do të kenë biseduar gjerë e gjatë.
Sakaq, nga ambientet mendohet se mund të jetë shtëpia e shkrimtarit dhe Spiropali mund t’i ketë bërë një vizitë.
“Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç mu kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në këtë botë,
Kurse të fjeturit janë veç” – I. Kadare”, janë disa nga vargjet e poezisë ‘Ca pika shiu ranë mbi qelq’ të Kadaresë, që ministrja i ka shkruar krahas fotos. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram