“Te Vllaznia vuanim për një rezistencë, lojtarët laheshin me ujë të ftohtë”

schedule23:35 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 23:35 - 10 Dhjetor, 2020

Agim Canaj e ka drejtuar më shumë se njëherë Vllazninë dhe ambientin në Shkodër e njeh shumë mirë. Trajneri i njohur shqiptar, në emisionin “Pressing” në ABC, ndalet te Vllaznia, duke zbuluar edhe një prapaskenë interesante të dy viteve më parë.

Ka shumë rëndësi ardhja e një donatori, i cili ka ditur si mund të menaxhohet një klub. Kjo është cilësia e Alban Xhaferit. Ka një kimi shumë të mirë me trajnerin, golat me Kastriotin i festuan me Brdaric. Mendoj se Vllaznia ka filluar, por nuk mund të them se ku mund të arrijë. Ka vazhdimësi të rezultateve dhe lojës.

Ka shumë rëndësi donatori, pasi shkëput të gjithë lidhjet që përmendi Rudi Vata. Nuk e njoh Xhaferin, por më pëlqen shumë. Para dy vitesh, kur isha te Vllaznia nuk gjeja dot një rezistencë ta vendosja te bojleri, laheshin lojtarët me ujë të ftohtë. Sot ka organizim të mirë, ka rëndësi të madhe kjo“, deklaron Canaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!