Të verbërit nuk kanë fletë votimi të përshtatshme, Ferhati: Na kanë lënë jashtë fokusit

schedule18:18 - 22 Prill, 2021

schedule 18:18 - 22 Prill, 2021

Janë rreth 12 mijë të verbër në vendin tonë të cilët kërkojnë të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Por në lidhje me vështirësitë e tyre, nuk është menduar nga instancat përkatëse.

Kreu i Forumit Rinor të të Verbërve, Jonid Ferhati, thotë se fleta e votimit në këto zgjedhje është më e vështira për këtë kategori.

Shqetësimi i tij, mbetet fakti se vota e tyre mund të jetë e pavlefshme.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk është treguar bashkëpunues dhe nuk na ka marrë në konsideratë që të na japë asnjë lloj informacioni. Nuk e dimë nëse në këto shabllone do të vijojë që boja të lërë shenja ose jo, se nëse boja lë shenjë atëherë bëhet i pavlefshëm”, ka thënë ai.

Një tjetër shqetësim mbetet edhe mos përfshirja e kësaj kategorie në votimin elektronik.

 “Dimë me siguri që kjo pajisje nuk është përshtatur për të verbërit është e pa aksesueshme për personat që nuk shikojnë”, ka thënë Ferhati.

Ligji në vendin tonë, parashikon që të verbërit të votojnë me ndihmën e një shoqëruesi. /abcnews.al