Të velur nga gjeli i detit dhe bakllavaja, analistët: Do i kalojmë festat në uri

schedule23:28 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 23:28 - 28 Dhjetor, 2021

Mbrëmjen e sotme emisioni “Log.” u fokusua te ngjarjet që pritet që të ndodhin në vitin 2022 në politikën e brendshme dhe rajonale. Në fund moderatori i emisionit kishte një pyetje pikante për të ftuarit; sa kg do të shtoni për festat e fundvitit?

Përgjigjet e të ftuarve u shoqëruan me humor dhe të qeshura. Analisti Lorenc Vangjeli tha se këtë periudhë të vitit e kalon në “gjendje urie”.

Nuk shtoj, fare. Ditët e viti të ri i kaloj në gjendje urie, më ngopet shumë shpejt syri dhe nuk dua të ha. Gjeli i mirë nuk ve mish kurrë, thotë një shprehje popullore. Sot është luks të mos hash dhe jo të hash” tha ai.

Ish-ministri i Jahtëm Paskal Milo tha se “Kam filluar të marr masat që tani që të mos shtoj asgjë”.

Edhe Neritan Alibali ka të njëjtin mendim. “Nuk besoj se do të shtoj”. Ish-zv/ministri Sherefedin Shehu kujtoi kohët e vjetra./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!