Këto janë pamjet nga Long Walk ku qindra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën Mbretëreshës Elisabeth II.
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, turma ishte aq e dendur sa ata që ishin në pjesën e pasme mund ta shihnin procesionin vetëm përmes telefonave të ngritur lart me shkopinj për selfie.
Mijëra heshtën dhe mbanin telefonat e tyre lart ndërsa procesioni lëvizte ngadalë në Long Walk.
Fëmijët u ulën mbi supet e prindërve të tyre dhe disa duartrokitën ndërsa procesioni kalonte. Kali i preferuar i mbretëreshës, Ema, ishte i pranishëm në Windsor për të parë monarkun të kalonte.