“Të vazhdojmë të luajmë si sot”, Asllani i lumtur pas fitores me Gjeorgjinë: Erdhëm këtu për tre pikët

schedule20:26 - 14 Tetor, 2024

schedule 20:26 - 14 Tetor, 2024

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer te fitorja në arenën evropianë, duke i kthyer “reston” gjeorgjianëve pas humbjes së “Kuqezinjve” në “Air Albania”, një muaj më parë.

Në kryeqytetin e “Kryqtarëve” fitues dolën djemtë tanë, me “yllin” e mesfushës Kristjan Asllani, që nguli në rrjetë një pasim të Tucit, në minutën e 48’-të, gol ky që mjaftoi për të siguruar tre pikët në një fushë shumë të vështirë si ajo e arenës “Mikheil Meskhi”, të Tbilisit.

Me përfundimin e ndeshjes “heroi” i transfertës gjeorgjiane bëri edhe një koment për mediat, i cili u shpreh se këtej e tutje Shqipëria duhet të luajë siç bëri në Tbilisi e më tej theksoi se hynë ën fushë me objektiv sigurimin e tre pikëve ndaj Gjeorgjisë.

“Ka ndryshuar që sot ishim ekip, më kompakt, i kemi lënë të gjitha në fushë, shpritin, zemrën, çdo gjë që kemi brenda. Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që luajnë bukur, por sot kanë luajtur më mirë se në Tiranë. Besoj se me Çekinë pësuam gol pas pak sekondash dhe na demoralizoi. Por siç thashë, nga sot e tutje besoj se do mbrojmë kështu, pankina, trajnerët, tifozët tanë e ia dalim. Sot erdhëm për tre pikë, folëm me trajnerin dhe ia dolëm.

Ky është futbolli, rastet që humbëm mirë që nuk e pësuam, se është shumë e vështirë se është një ekip shumë i fortë sidomos përpara. Sylvinho na ka bërtitur shumë herë për të mbyllur pasimet brenda dhe më në fund ia dolëm.

Rëndësi ka të shënoj këtu që luaj më përpara, duhet të jem më aktiv në fazën sulmuese që të ndihmoj me gola dhe asist shokët e skuadrës.

Të them të drejtën kjo fitore ndikon se po të kishim humbur do ishte shumë e vështirë pastaj të dilnim apo mendonim për diçka më të madhe në këtë grup. Fituam, erdhëm për tre pikë, i morëm, duhet të jemi të lumtur. Shkojmë të lumtur në klube, kthehemi në nëtor, në shtëpi, shpresojmë me rezultat pozitiv.

Jam një lojtar që ka qejf të gjuajë kur sheh portën, por nuk ka rëndësi kush bën gol, kush shënon apo jo. Ka rëndësi të bëjmë ndeshjen si sot. Në fund ishim përtokë se u lodhëm, por ia dolëm. Tifozët erdhën deri në Gjeorgji dhe i falënderojmë”,- u shpreh Asllani. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!