“Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë…”, mesazhi që la Hashim Thaçi të varri i babait

schedule12:22 - 21 Mars, 2025

schedule 12:22 - 21 Mars, 2025

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kreu homazhe dhe vendosi një kurorë me lule te varri i babait të tij, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

I shoqëruar nga eskorta e sigurisë, Thaçi më pas u nis drejt shtëpisë së tij.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar dhe mesazhin që shkruhet mbi kurorën e luleve, që Thaçi e vendosi mbi varrin e babait.

“Te varri erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në mesazh./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!