Paul Pogba është në qendër të vëmendjes pas deklaratës së tij, ku ka marrë dhe kundërsulmin e menjëhershëm të legjendës së United, Roy Keane. Pogba, nga grumbullimi me Francën, u shpreh: “Shumë gjëra janë thënë. Çfarë mund të them unë? Po, të gjithë futbollistët do të donin të luanin për Realin e Madridit. Është një ëndërr për mua, përse të mos luaj një ditë?
Unë jam në Mançester dhe e dua klubin tim. Luaj për Manchester United dhe dua të bëj gjithçka për ta vendosur klubin në vendin që e meriton. Do të jap gjithçka në maksimum, ashtu si shokët e mi të skuadrës”.
Kaq ka mjaftuar që Roy Keane të shpërthejë në studiot e Sky: “Paraqitja kundër Tottenham ishte e turpshme. Një turp për stemën me atë paraqitje. Kohët e fundit ka pasur mjaft gafa. Këta lojtarë do t’i kushtojnë stolin Solskjaer. Ata e hodhën ish-trajnerin Mourinho nën rrotat e autobusit më parë dhe do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Solskjaer”, u shpreh Keane./abcnews.al