Të trajtohesh për Covid jashtë vendit, 80 avionë sanitarë drejt Evropës në 1 muaj e 20 ditë

schedule18:05 - 27 Tetor, 2020

schedule 18:05 - 27 Tetor, 2020

Trajtimin për Covid-19 jo të gjithë shqiptarët ia kanë besuar sistemit shëndetësor në vend. Të shumtë janë ata që kanë kërkuar shërim jashtë kufijve pavarësisht çmimeve të kripura.

Abc News ka mësuar se vetëm gjatë shtatorit dhe 20 ditët e para të muajit tetor 80 avionë sanitarë kanë fluturuar nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë drejt shteteve evropiane.

Arsyeja ka qenë dërgimi i të sëmurëve me koronavirus në spitalet e tyre. Bëhet fjalë për biznesmenë, zyrtarë, mjekë e persona që kanë paguar privatisht shërbimin.

Turqia është ndër shtetet më të përzgjedhura, por nuk është e vetmja. Të infektuarit me Sars CoV2 kanë shkuar për t’u kuruar gjithashtu në spitalet italiane, gjermane apo dhe ato austriake.

Transporti dhe trajtimi për koronavirus jashtë vendit kushton nga 30 deri në 50 mijë euro.

Mungesa e aparaturës që oksigjenon gjakun jashtë trupit duke e mbajtur një person në jetë dhe kur mushkëritë nuk funksionojnë e quajtur ECMO është shkaku kryesor që  të infektuarit me koronavirus kanë zgjedhur të kurohen jashtë Shqipërisë.

Kjo pajisje e kujdesit intensiv sipas mjekëve kushton rreth 60 -70 mijë euro dhe mungon në spitalet tona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!