Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të thajmë kënetën”, Rama me gratë në Durrës: “Palo” partia do marrë rezultatin më të keq pas 1997

schedule18:30 - 21 Prill, 2025

schedule 18:30 - 21 Prill, 2025

“Ne gjendemi këtu. Mund të kalojë një jetë njeriu dhe të shkojë në votime e nuk i qëllon që të jetë në një palë zgjedhje historikë. Ne na qëlloi 11 maji dhe duhet ta bëjmë realitet. Kjo është dhe një mënyrë për të shpëtuar atë palo parti, për të tharë atë kënetë e për të lindur diçka atje. Jo se më ha për partinë atje, por ashtu e do logjika. Ata që dolën në primare i kollofiti bufi. Tani demokratët nuk kanë për të ardhur në pushtet edhe për pak kohë, por të mos shkojnë keq e më keq. Ne do të marrim 10 dhe ata do të marrin rezultatin më të keq pas 1997. Se atë meritojnë ata”, tha Rama.

Ai u bëri gjithashtu grave dhe vajzave të Durrësit që të në zgjedhjet e 11 majit të votojnë për skuadrën e PS, për ta çuar Shqipërinë në BE dhe për t’u dhënë shqiptarëve pasaportën e BE-së. Ai u kërkoi gjithashtu që të mos lejonin burrat që të votonin për kënetën.

“Më 11 maj ne të shikojmë përtej kufirit të partive. Shpresën tek ju e kam unë (gratë) se burrat shkojnë në kape dhe flasin jo PD, jo PS. Unë shpresën tek ju e kam, se kush ka gratë ka dhe burrat, se burrat çyrykë janë. Prandaj bindi prandaj bindi çdo shoqe, komshie, krushkë e ku di unë. Se më thonë pastaj që Rama u thonë vajza socialiste që ndahuni nga të dashurit demokratë, jo mo jo unë them që është një test. Po qe se ai e ka mendjen të shkojë në kënetë ndajini, Durrësi ka çuna plot. Pse do i lini ju që të shkojnë ata në kënetë!”, përfundoi kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!