Kim Kardashian ka bërë një dedikim prekës për të ëmën me rastin e 65-vjetorit të lindjes. Teksa ka ndarë disa fotografi me Jenner, ylli televiziv ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla, teksa shprehet se ndihet mirënjohëse për faktin se ka qenë gjithmonë një “mama e vëmendshme dhe një mikeshë e ngushtë”.
“Mami! Ti je 65 vjeçe sot dhe nuk je dukur ndonjëherë më mirë! Me të vërtetë nuk e kuptoj si e bën këtë! Ti e bën jetën të duket kaq e thjeshtë, duke rritur 6 fëmijë, duke ngritur një perandori dhe duke qenë një mama e vëmendshme dhe një mikeshë e ngushtë.
View this post on Instagram
Do të të jem gjithmonë mirënjohëse për aftësitë që na ke dhënë në jetë. Faleminderit që je shembulli më i mirë, që na ke dhënë etikë pune dhe shumë dashuri! Të të them Të dua nuk mjafton! Gëzuar ditëlindjen!” ka shkruar Kim. /abcnews.al

