“Të shtruar në spital edhe 19-vjeçarë” Kraja: Është rritur numri i grave shtatzëna në gjendje të rëndë

schedule12:34 - 22 Shtator, 2021

schedule 12:34 - 22 Shtator, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur mesditën e së mërkurës për të dhënë detaje rreth situatës epidemiologjike në vend. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se ka një ulje të lehtë të indikatorëve, ndërsa shtoi se karahasuar me një vit më parë, aktualisht kemi një numër më të lartë rastesh aktive.

Ndërsa, mjeku Dhimitër Kraja deklaroi se aktualisht në dy spitalet Covid janë duke marrë kujdes shëndetësor 230 pacientë, dhe kapacitetet nuk janë ezauruar.

Sipas tij, të shtruarit janë kryesisht nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani, ndërsa grup-mosha e të shtruarve variojn nga 19 në 89-vjeç.Po ashtu, Kraja bën të ditur se në këtë fazë ka një numër në rritje të grave shtatzëna të infektuara, në forma serioze.

Vihet re gjithashtu se 95% të rasteve të të shtruarve janë të pavaksinuar, kurse numri i të intubuarve aktualisht është 13. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!