Në fjalën e tij kryeministri britanik Keir Starmer, i cili vizitoi vendin tonë për herë të parë tha se partneriteti me Shqipërinë ka bërë përpjekje domethënëse për uljen emigrantëve të paligjshëm.
Starmer tha se vendi i tij kërkon që të shtojë numrin e qendrave të emigrantëve të paligjshëm, për shkak se numri i tyre i është i lartë, siç thotë kryeministri si pasojë e një eksperimenti të qeverisë paraardhëse britanike. Stramer shtoi se kërkon që emigrantët në mos vijnë më në Britani në mënyrë të paligjshme, prandaj dhe Britani në sajë të marrëveshjeve dhe me vendet e tjera ka kthyer 24 mijë emigrantë.
“Marrëveshjet e kthimit që ne kemi, numrin rekord të kthimeve që kemi pasur dhe ajo që dëshiroj të arrij është dhe që të shtojmë këto qendra kthimi sepse po i bëjmë këto diskutime tashmë dhe në kohën e duhur, do t’ju jap dhe hollësira të mëtejshme.
Në lidhje me hotelet e azilantëve siç i quajmë ne, duhet të jemi shumë të qartë pse e kemi këtë problem që kemi dhe kjo është për arsyen se qeveria e mëparshme në mbretërinë e bashkuar, ka patur, ka bërë një eksperiment me kufij të hapur dhe përveç kësaj nuk kanë kryer të gjitha ekzaminimet për kërkesat për azil që do të thotë që dhjetëra e mijëra azilantë mbetën sepse situata e tyre ishte e atillë që as nuk u jepej përgjigje, as nuk i kthenin dhe numri i tyre u bë gjithnjë e më i madh dhe u desh që ato të akomodoheshin diku e këto ishin paratë e tatim paguesve dhe kjo është ajo situatë skandaloze që kemi gjetur.
Mënyra se si duhet zgjidhur është kjo punë që po bëjmë, që personat ti ndalojmë që të mos vinë në mbretërinë e bashkuar në formë të jashtëligjshme dhe për këtë arsye, ky samit, puna që kemi bërë me Shqipërinë dhe vendet e tjera është jetike, por dhe të ekzaminojmë të gjithë kërkesat e tyre që personat të kthehen në vendet e tyre e më vjen shumë mirë që edhe një herë kemi përveshur mëngët, kemi bërë punën e duhur dhe kemi kthyer 24000 persona që nuk kanë pasur të drejtë të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është shifra më e lartë në 10 vjet e do të vazhdojmë ta bëjmë këtë unë edhe në të ardhmen”, tha Starmer.
/abcnews.al

