Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Elbasan. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”. Në katin e pestë të një pallati në këtë lagje, në banesën e një çifti të moshuarish ka rënë një plumb qorr.
Bëhet fjalë për dy të shtëna në ajër ndërsa të lënduar nuk ka. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. sb/abcnews.al/