Të shtënat ndaj 30-vjeçarit në Shkodër: Policia në ndjekje të autorëve, blindohen hyrje-daljet e qytetit

schedule13:06 - 21 Shkurt, 2021

schedule 13:06 - 21 Shkurt, 2021

Policia ka dhënë detajet zyrtare në lidhje me të shtënat që u regjistruan pak para mesdite në Shkodër. Njoftohet se ngjarja ndodhi rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Taulant Pepaj,  banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.

Tashmë në vendin e ngjarjes ndodhet policia Shkodër dhe FNSh që janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!