Një hotel në Tushemisht në pronësi të Jetmir Muçollarit është “zgjuar” nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Burime bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt automjeteve të parkuara duke shkaktuar dëme të shumta materiale në automjetet e pushuesve.
Mësohet se shënjestra ka qenë hoteli për të dërguar një paralajmërim për pronarin. Nuk dihet ende se çfarë konflikti mund të kenë pasur autorët me personin në fjalë.
Një vit më parë Muçollarin i kanë grabitur automjetin tip “BMW X6”. Lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuar një 33-vjeçar me iniciale M.T.
Abcnews.al mëson se pas gjyqit të këtij të fundit në lidhje me këtë vepër penale, pati një përplasje verbale në ambientet e gjykatës.
Ata janë larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre./abcnews.al