Të shtënat me armë në Elbasan, shpallet në kërkim autori i dyshuar

schedule22:29 - 20 Tetor, 2017

schedule 22:29 - 20 Tetor, 2017

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për ngjarjen që ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Një 59 vjeçar dyshohet se ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri pasi u konfliktua për motive të dobëta me një 42 vjeçar nga Elbasani.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistoletë, model 54. Nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.