Të shtënat me armë lokalit në Fushë Krujë/ Karamuço: Mesazh nga autorët, për probleme që i përkasin pronarit

schedule18:30 - 20 Qershor, 2025

schedule 18:30 - 20 Qershor, 2025

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në një lokal në Fushë Krujë. Pronari i lokalit rezultoi të jetë Mond Voga, i cili ka qenë ish-shoferi i Arjan Ndojës, të cilit iu bë atentat në vitin 2019, në një kohë kur ishte prokuror.

Sipas ekspertit të Kriminalistikës, Ervin Karamuço, kjo ngjarja është një mesazh që kanë tentuar të japin autorët.

“Nga rrethanat në vendngjarja ajo është vetëm për kërcënim, shantazh. Apo për të dhënë një mesazh. Ngjarja me avokatin mendoj që është shumë larg dhe nuk ka lidhje me atë ngjarje. Mund të ketë lidhje me ngjarje që janë më të freskëta. Pasi avokati Ilia, ka pasur problemet që ka pasur dhe drejtësia është marrë. E mira është të mos vendosim një paralele sepse mendoj që janë gjëra që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”, tha ai.

Po ashtu theksoi se kjo ngjarje sipas tij mund të ketë në problematiken e saj situata që i përkasin individit.

“Nuk mendoj se kjo ka lidhje me zotin Ndoja. Por me probleme që lidhen me zonën, pasurinë dhe që i përkasin ati si individ. Pra duhet të jetë fokusi më shumë tek kjo pjesë. Në lidhje me motivet duhet të flasë vetë i shënjestruari, por në të tilla ngjarje duhet të shihen kamerat e sigurisë, gëzhojat, në vendngjarje, të dhëna nga dëshmitarë të ndryshëm. Janë shumë veprime që po ndërmerren nga ana e grupit hetimor”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!