Të shtëna në një klub nate/ Tiranë, Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar

schedule15:19 - 2 Janar, 2025

schedule 15:19 - 2 Janar, 2025

TIRANË- Ndërsa kishte kaluar ora 12:00 dhe kishte hyrë viti i ri, në një klub nate në Tiranë, ndërsa festohej, është qëlluar me armë zjarri.

Siç kjo video e tregon, është qëlluar dy herë në ajër, ndërsa në momentet e para duket se është shmangur kaosi dhe të pranishmit nuk lëvizur nën panik të madh.

Pak momente më vonë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë, siç e tregojnë këto pamje të publikuara në rrjetet sociale.

Policia ka njoftuar se ka ngjarja ka ndodhur në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01 janar, në orët e para të mëngjesit.

Siç blute e Tiranës njoftojnë, shumë persona janë pyetur dhe në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i personit që kishte qëlluar.

Burime të ABC News tregojnë se personi i dyshuar është Jetmir Pepa, i cili u bë shkak dhe për përplasjen mes motrave Berisha, që dhunuan Klea Prengën, në gushtit të vitit që sapo kaloi.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa hetimi për ngjarjen do të vijojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!