Të shtëna në kufirin shqiptaro-grek, një i vdekur

schedule19:28 - 22 Nëntor, 2018

schedule 19:28 - 22 Nëntor, 2018

Një incident i armatosur me pasojë një të vdekur u verifikua pasditen e së enjtes në kufirin shqiptaro-grek. Sipas mediave helene, protagonistë të ngjarjes ishin oficerët grekë të Janinës dhe një grup shqiptarësh, që sipas burimeve po trafikonin lëndë narkotike. Pas hetimeve të para, autoritetet greke deklaruan se në momentin kur oficerët e policisë ishin përpjekur të kontrollonin shtetasit shqiptarë, këta të fundit kishin qëlluar ndaj tyre. Në këto kushte, oficerët iu përgjigjën zjarrit dhe nga të shtënat një shtetas shqiptar mbeti i vrarë, ndërsa një polic grek i plagosur lehtë në dorë. Ngjarja u raportua në zyrën lokale të policisë rreth orës 18:00 dhe pranë vendit të ngjarjes u gjetën disa çanta me drogë. Ndërkohë, agjentët e policisë nisën një operacion kërkimi për arrestimin e personave të tjerë në një zonë pranë fshatit Visani Pogoni, ku ndodhi dhe incidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!