Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave në juglindje të qytetit të Arizona-s. Mediat në vend raportojnë se viktimat janë dy të rinj nga 19 dhe 20 vjeç. Ndërsa, një 16-vjeçar është dërguar në spital, i plagosur rëndë.
Pesë të tjerë, 15, 16, 18, 18 dhe 19 vjeç kanë mbetur me plagë që nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.